Ballina / Lajme / Kosovë / Tahiri – Haradinajt: Gjeneral, shumë shpejt do të bëhet mirë
Loading...

Tahiri – Haradinajt: Gjeneral, shumë shpejt do të bëhet mirë

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se thjesht, kam dashur ta votonte një njeri i cili i kishte duart e lidhura nëpër gjyqet ndërkombëtare duke shpëtuar identitetin tim prej shqiptarit, të fëmijëve të m’i dhe të fëmijëve e të familjeve tuaja.

“Ai doli faqe bardhë dhe mbrojti atdheun si dhe e sfidoi Serbinë si në akuza ashtu edhe në luftë. Popull i dashur, mbajeni mend mirë se gjithçka që bëj, e bëj me shpirt për vendin tim dhe për njerëzit që kontribuuan për atdheun tim. Me mua nuk ka as imponime dhe as shantazhe as kurrë nuk ka patur. Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo”, ka thënë Tahiri.

“Ky njeri është vet historia e atdheut tonë dhe ky njeri do punojë mirë për popullin tonë. Ai ishte dhe do mbetet hero, por për disa njerëz, ashtu si për ish kryeministrin Bajram Rexhepi (tashmë i ndjerë), atëherë do të themi: “ka qenë human, patriot, atdhedashës doktor etj., por ai më shkoi” Pra, ta vlerësojmë çdo kënd sa është i gjallë. GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë!”, ka thënë Tahiri.

“Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën”, thënë krejt në fund.

/KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...