Ballina / Lajme / Takim në Qipro i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të ndryshme të BE-së, pjesëmarës edhe Doc. Dr. Festim Halili
Loading...

Takim në Qipro i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të ndryshme të BE-së, pjesëmarës edhe Doc. Dr. Festim Halili

Në Limassol të Qipros është mbajtur takimi i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të ndryshme të Bashkimit Europian ndërkohë që pjesëmarës në këtë takim ka qenë edhe profesori universitar Festim Halili.

Diskutimi për temat koherente të hulumtimeve shkencore dhe ideve inovative për shoqëri inkluzive dhe reflektive, ku buxheti i BE-së për shkencë dhe projekte ngërthen në vete 80 Miljardë euro, ndërsa në programin e ardhshëm H-Europe, pritet që të rritet akoma më shumë. Fatkeqësisht, infrastrukturat e laboratorëve në vendet tona nuk kanë treguar kapacitetin e duhur për të thithur fondet evropiane me ide inovative dhe zbatim të projekteve, kështu e ka sqaruar temën e takimit profesori Halili.

Universiteti Teknologjik i Qipros i themeluar në vitin 2013, do të ishte një model i shkëlqyer se si kanë fituar fonde të mëdha në fushën e-heritage, ku kanë krijuar bazë semantike inovative për ruajtjen e trashigimisë kulturore të këtij vendi.

Në diskutime, parashtrova ide te ndryshme te cilat do të ndikonin ne involvimin më të theksuar të universiteteve në vendet kandidate të BE-së. Nganjëherë duhet të jemi vetëkritik, pasi që shenja e një mendje të ditur, ka aftësi që të mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të, shkruan kështu mes tjerave pas mbajtes së këtij takimi, Halili


.https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157328042361833&set=pcb.10157328108591833&type=3&theater

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...