Ballina / Lajme / Kosovë / “Të gjitha frikat e PDK-së e kanë vetëm një burim”
Loading...

“Të gjitha frikat e PDK-së e kanë vetëm një burim”

Seanca konstituive e Kuvendit e paraparë të mbahej për sot, është ndërprerë për shkak të mungesës së koalicionit PAN.

Përkundër, që fillimisht kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, lajmëroi që do të ndërpritet seanca, fjalën në foltore e morën shefat e grupeve paralamentare të koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar i VV-së, akuzoi koalicionin PAN, duke i kërkuar atyre që të marrin përgjegjësinë politike për shkak të bojkotimit të Kuvendit të Kosovës.

“Është e pashembullt që ai që i thotë vetes fitues të zgjedhjeve dhe u takon propozimi për kryetarin nuk vijmë në Kuvend. Nuk i kanë numrat. Nuk po duan assesi të dalin në opozitë. Na kanë lodhur duke përmendur se janë fitues të zgjedhjeve dhe i kanë votat. Nëse janë të vërteta atëherë pse PAN nuk është në Kuvend”, ka thënë Konjufca.

Përkundër, akuzave të sotme të Konjufcës drejtuar koalicionit PAN, Lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës, javëve të fundit kanë “hedhur” akuza njëra-tjetrës duke filluar për keqpërdorimet e pozitave, veprat penale të cilat edhe do të duhej edhe të hetoheshin nga prokuroria si dhe akuza tjera.

Sipas analistëve, këto akuza ndërmjet PDK-së dhe VV-së kanë lidhje me rritjen e VV-së dhe zvogëlimin e elektoratit të PDK-së. Mirëpo, analistët bëjnë lidhjen e këtyre akuzave edhe me Gjykatën Speciale. Sipas tyre, “lojërat” e të dyja palëve është me qëllim shtyrja e Speciales.

Image

Rexhep Shahu

Analisti politik, Rexhep Shahu, thotë se të gjitha frikat e kanë një burim, e ajo është Gjykata Speciale.

Ai relacionin e PDK-së dhe VV-së e quan shfaqje pa përmbajtje.

“Dua ta besoj se të gjitha frikat kanë një burim, Gjykatën Speciale, mendoj se të gjitha lojërat kanë një qëllim, të shtyhet Specialja, bane zot ëndërr të mos veprojë Gjykata Speciale. Ping-pongu që luajnë PDK me VV nuk është asgjë tjetër veçse një shfaqje pa përmbajtje”, shprehet Shahu për “Bota sot”.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...