Ballina / Lajme / Kosovë / Të gjitha vrasjet politike kanë një autorësi, një shtab, mirë të organizuar
Loading...

Të gjitha vrasjet politike kanë një autorësi, një shtab, mirë të organizuar

Vrasjet politike në Kosovë, janë një e fshehtë publike, pra, një e fshehtë, që e dinë të gjithë. Opinioni publik është në dijeni të shumë qendrave deklaratave dhe të denoncimeve emërore, qoftë të projektueseve; listë-bërësve; listë- mbajtësve; porositësve e urdhërdhënësve; sekserëve-pagues; e deri të individëve apo grupeve ekzekutive.

Themi të grupeve, sepse, në disa raste ekzekutimesh, kanë marrë pjesë një duzinë kriminelësh, duke vënë në gatishmëri disa makina, për të karamboluar, aksidentuar, për të penguar lëvizjet ndjekëse motorizuese të policisë ndërkombëtare apo të asaj vendore, për kapjen e kriminelëve.

Tashmë, janë shtuar emrat e personave të implikuar në vrasjet politike; janë shumë emra të të dënuarve, për vrasje të tilla, të cilët nga burgu kanë denoncuar emrat e porositësve dhe të paguesve për vrasje. Janë biseda dhe kërcënime, para ekzekutimeve të viktimave. Kuadri i LPK-së, Bardhyl Mahmuti, në cilësinë e ministrit të jashtëm, para një mase, prej qindra vetash, ka deklaruar: “Ahmet Krasniqi i ka ditët e numëruara. Atë do ta vrasim. Dhe, ai u vra!

Hashim Thaçi i telefonon Ahmet Krasniqit, kur ai ishte në një restorant, në bisedë pune, me kuadro të luftës në Tiranë, duke e sharë me nënë, si një rrugaç, dhe duke e mbyllur bisedën telefonike se “se shpejti kam me mbarue punë me ty!” Dhe, Hashimi e mbajti fjalën, mbaroi punën me ministrin e luftës, e ekzekutoi atë.

Dhe, megjithatë, askush nuk i ka trazuar, nuk i ka hetuar as Bardhylin dhe as Hashimin, për këtë ekzekutim të ministrit të luftës, në kohë lufte, që është sabotim i drejtpërdrejtë i luftës, tradhti qartësisht e lexueshme.

Anëtari i SHIK-ut, Nazim Bllaca, ka shpjeguar bindshëm, strukturën dhe metodat kriminale të SHIK-ut. Ai ka qenë krejt i saktë në emra dhe raste të ekzekutimeve. Megjithatë, vetëm pak njerëz janë dënuar.

Agim Zogaj, shërbyes në burgun e torturës, deri në vrasje, të Kleçkës, ka denoncuar krimet, si dëshmitarë okular, të para me sytë e tij: me ditar të mbajtur me datime; me bisedë incizuese në zyrën e hetimit të UNMIK-ut; me transmetim të zëshëm në media. Dhe, megjithatë, e dërguan në litar, duke thënë se “kur mora vesh marrëveshjen e prokurorit Salustro me Limaj, për heshtjen e krimeve, vendosa të largohem kësaj bote”. Kriminelët u gëzuan. “Tani, nuk mund të dënohemi, se akuzuesi vdiq”, thonin ata. Bile, këtë gëzim nuk e fshehu as Jakup Krasniqi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...