Ballina / Show Bizz / Po Flitet / “Të jesh aktor do të thotë ta jetosh jetën e secilit” flet aktori i serialit ” KANGUR ” TV SHOW Shkelqim Bunjaku

“Të jesh aktor do të thotë ta jetosh jetën e secilit” flet aktori i serialit ” KANGUR ” TV SHOW Shkelqim Bunjaku

I dashur, i qeshur dhe i sinqert mund të themi se këto cilësi e bënë të  është njëri nga artistët  më të dashur në Kosovë e së fundmi edhe në Shqipëri. Në intervistë për MegaPress, Shkelqim Bunjaku flet për rolin që së fundmi ka në serialin “ Kangur” të regjisorit të njohur shqipëtar Luan Kryeziut.

Ai gjithashtu flet për rolet e shumëta që ka pasur më heret, për dashurin e tij për shkrimin dhe përjetimeve të veçanta gjatë xhirimeve në serialin “ Kangur “.

Intervista e plotë:

Lirie Sahiti: Ju tashmë jeni fytyrë e njohur  për publikun, kur është zbuluar talenti juaj për aktor?

Shkelqim Bunjaku: Unë si i vogël e ndjeja tek vetja një dhunti të jashtëzakonshme dhe fillova ta ushqej deri në një moshë sa mendoja vazhdimisht se si ta ndaj me audiencen.

Lirie Sahiti: Sa është e vështirë të jesh aktor në vendin tonë?

 Shkelqim Bunjaku: Arti nuk është një diçka që duhet ta fshehësh as për hir të asaj që nuk të vleresojnë. Rrugëtimet e mia ishin të vështira paksa të çuditshme me një dozë të madhe pengesash, por me ndihmen e Zotit ja dola të vijë këtu ku jam sot. Duke mos i harruar edhe njerëzit e familjes që kisha afër, se ky profesion nuk është aspak i lehtë të ja dalësh i vetëm sidomos në vendin tonë. Gjithmonë kam thënë: “Të jesh aktor do të thotë ta jetosh jeten e secilit” ….t`i frymosh të gjallë e të vdekur.

Lirie Sahiti: Cilët kan qenë ata njerëz që ju kan frymëzuar në karaktere të ndryshme?

Shkelqim Bunjaku: Kjo botë misterioze të dhuron emocione pafund deri në vrimat e fundit të kockave. Unë si i vogël ndjeja që kisha një ritëm të personazheve brenda vetes. Dhe i thosha vetes se unë një ditë do të jem: Mbreti, idioti, ushtaraku, unë do te jem i vdekuri. Te gjitha këto filluan që nga fëmijëria t`i studjoj njerëzit e lagjes, se si ecnin, si flisnin, si shikonin dhe çfarë i shtyri të ishin ata që ishin?

Lirie Sahiti: A ka pasur ndonjë moment kur ju keni menduar të dorzoheni?

Shkelqim Bunjaku: Të them të drejten rrugët janë të çuditshme dhe të mjegullta. Ndonjëherë drejt synimeve, po nuk duhet t`i nadahesh qëllimit edhe nëse ka gur mes rrugëve, apo dyer të hekurta. Asnjëherë në jetë s’ju kam nënshtruar dorëzimit, çfardo vepre e guximshme të me dal përpara. Kam takuar njerëz që shtireshin mbi njerëz, të mëshirshëm dhe të pamëshirshëm. Nga secili mora diëka, të paktën që t`i sjell në teatër vetit e tyre. Gjithmone kam shpresuar se ajo anija e ëndrrave të shpresave më pret pran bregut dhe tani kam vënë hapin. Njeriu mund të ketë lloj-lloj nofkash por duhet t`i ktheheni emrit dhe të lëmë gjurmë në këtë botë, se askush nuk është i përjetshëm.

Lirie Sahiti: Cili është profesioni juaj i dytë?

Shkelqim Bunjaku: Përveç aktrimit linja ime shpirterore lidhet edhe me shkrimet ku kam marur  pjesë në festivalet poetike nderkombëtare. Tani jam duke shkruajtur romane, dramë, poezi. Është një pjesë tjetër e imja që  do të duhej një jetë e tërë që të flas për këto dhunti,  që Zoti mi ka fale. I jam falenderues.

Lirie Sahiti: Na trefgoni për rolet e juaja të para në teatër, ku ju keni qenë protogonist?

Shkelqim Bunjaku: Rolet e mia kan qenë: REVIZORI – Nikollaj Gogol, ku isha protagonist ne personazhin e Anton Antonovićit, me Regji te Spiro Dunit.  OTHELLO – William Shakespeare, në personazhin e Othellos në regji të Saranda Elshanit. NE TË TRE – Fatos Kongoli, në regji të Marjana Camaj. IDIOTI – Fjodor Dostojevski, në  regji të Gezim Krasniqit. DY KRISMA NE PARIS – Pëllumb Kulla, në regji të Spiro Dunit. PIRRO I EPIRIT – Petros Garoufalias, në regji të Anastas Shinjatarit. NJË ZEMËR E THJESHTË – Gustav Flober, në regji te Vilma Kokonari. IDENTITETI – Albatros Rexhaj, në regji të Kastriot Saqipit.

Lirie Sahiti: Ju keni edhe disa role në kinematografi. Cilët jan ata filma?

Karrieren time si aktor filmi e kam filluar shumë më vonë. Ku dhe fitova një rol në një film të co-produksionit Slloven.- Boj nad smrtjo, (Lufta mbi vdekjen) në regjinë e Dejan Vudovnikut. Pastaj u ktheva në Kosovë dhe menjëherë u angazhova në nje serial televiziv – “Çka ka shpija”  me regji tr Genc Berishes. Dhe po ashtu pas krtij projekti u pranova si pjesë e kastes së aktorëve nga Kosova, në filmin Shqiptaro – Britanez – “Elvis walks home” Regjior Fatmir Kocit, me Producentin e mirenjohur: Mike Doëney dhe skenaristin: Jonattan Priecce. Filmi “Elvis walks home” tani do te marre pjesë një ndër festivalet më prestigjioze në botë siç është ai i Montreal World Film Festival – në Kanada.

Lirie Sahiti: Cila është eksperienca më e bukur gjatë karieres suaj qoftë në teatër apo film?

Eksperienca më e bukur e jetës sime që jam duke e shijuar dhe tani është seriali “KANGUR” me regji dhe skenar nga regjisori ynë i mirënjohur Luan Kryeziu (ILIRIA FILM)

Lirie Sahiti: Cili është roli juaj në serialin “ KANGUR” të regjisorit Luan Kryeziu?

 Shkelqim Bunjaku: Seriali “Kangur” bëri historine e tij si nisje gjatë audicionit, ishte rekord për nga numri i paraqitjes se aktoreve nga e gjithë Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia e nga shumë vende të tjera. I tejkaloi të gjitha parashikimet e mundshme. Dhe unë kisha fatin që të isha i përzgjedhuri i regjisorit Luan Kryeziu në një personazh shumë të vështirë dhe mund të them me intrigues i serialit.  Personazhi i Enxhit, është një supermashtrues të cilin nuk do ta shpalosja më shumë sepse do ja lë befasi publikut.

Lirie Sahiti: Çfarë teme trajton seriali “ Kangur “?

Shkelqim Bunjaku: Një bashkepunim shumë i mirë me të gjithë skuadren e aktorëve të cilët po japin maksimumin e tyre për këtë film. Regjisori Kryeziu në këtë film tregon pak a shumë jetën  e veshtirë ndër-shoqërore dhe mbijetesen e një njeriu i cili për ta mbajtur familjen sakrifikohet në rrethana shumë të papershtatshme për jetën e tij.  Por aty fillon dhe tregimi i këtij filmi. Ku këtë personazh në rolin e Matit do ta luaj aktori i mirënjohur, mjeshtri i madh i skenes Mehdi Malka.

Xhirimet e filmit kan filluar në Tirane ku kryesisht zhvillohet ngjarja. Mënyra e ndertimit të filmit është në një koncept që deri më tani nuk është par.

Lirie Sahiti: Çka do të na thoni për fund?

Shkelqim Bunjaku: Dhe për fund desha t’i pershendes të gjithe shqiptarët kudo qe janë, në Shipëri, Kosovë,  Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë.

Dhe një falenderim të veçante dua t’ia bëjë gazetës tuaj. Ju uroj suksese dhe punë të mbar.

/MegaPress/

 

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Tafil Kurtishi – Tili, këngëtari më i kerkuar në Prizren për këtë verë 2019

Tafil Kurtishi është këngëtari më i kërkuar i Prizrenit për sezonin 2019. Siç mund të …