Ballina / Lajme / Bota / Teksasi përgatitet për uraganin Harvey
Loading...

Teksasi përgatitet për uraganin Harvey

Teksasi po përgatitet për stuhinë e fuqishme që pritet të godasë sonte. Uragani Harvey pritet të shkaktojë deri në 91 centimetra rreshje dhe shpejtësia e erërave pritet të arrijë në 201 km/orë. Kjo është stuhia më e fuqishme që godet Shtetet e Bashkuara në 10 vjetët e fundit. Harvey u forcua duke u kthyer nga stuhi tropikale që ishte të enjten, në stuhi të katogorisë 2 aktualisht dhe mund të arrijë në kategorinë 3 kur të godasë në tokë.

Text: Uragani Harvey është forcuar teksa u afrohet ujërave të ngrohta të Gjirit të Meksik drejt Teksasit.

Metereologët thonë se stuhia pritet të forcohet më tej derisa të godasë në tokë sonte në mbrëmje. Momentalisht, shpejtësia e erës është 177 kilometra në orë, shumë pak larg nivelit që do ta klasifikonte si një uragan të kategorisë së tretë.

Era pritet t’i kalojë të 200 kilometrat në orë kur uragani të godasë bregdetin në një gjerësi prej 600 kilometrash.

/VOA/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...