Ballina / Lajme / Kosovë / Thaçi ka nderuar me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia
Loading...

Thaçi ka nderuar me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia

Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi ka nderuar me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia, Françesko Altimari, Matteo Mandala dhe profesorin nga Prishtina, Anton Nik Berisha, për kontributin e dhënë në fushën e studimeve albanologjike.

Kontributi i tyre në fushën e historisë dhe letërsisë shqipe, në studimet gjuhësore dhe aspektet e tjera studimore është vlerë sa teorike aq edhe kulturore.

Studimet e tyre çojnë te emëruesi i përbashkët – se, pavarësisht nga hapësira, vendi dhe koha, letërsia dhe gjuha shqipe e kanë identitet, integritet dhe vitalitet.

/MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …