Ballina / Lajme / Kosovë / “Thaçi ka për qëllim që të djeg të gjithë shokët e luftës”
Loading...

“Thaçi ka për qëllim që të djeg të gjithë shokët e luftës”

Analisti i çështjeve politike, Faton Mehmeti, thotë se situata e tanishme politike ka ndikuar në Gjykatën Speciale, madje koalicioni PAN atë e ka ngrirë për interesa të veta.

Image

Faton Mehmeti

Foto galeri

“Natyrisht se  funksionalizimi i Gjykatës Speciale lidhet shumë me situatën politike, të cilën po  e mbanë të ngrirë PAN-i, për interesa të tyre. Për më tepër duke ditur se të arrestuarit pritet të jenë pothuajse të gjithë nga ky koalicion, kjo edhe e arsyeton vonesat në krijimin e institucioneve për t’i lëshuar rrugë arrestimeve.  Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe banda e tyre do mundohen me çdo kusht që të bëjnë kompromise me bashkësinë ndërkombëtare në raport me Serbinë vetëm e vetëm që t’i ikin arrestimeve nga Gjykata Speciale. Thaçi ka për qëllim që të djeg të gjithë shokët e luftës për të mbetur i vetëm si hero i gjallë dhe i pastër i UÇK-së, mandej arrestimi i Kadri Veselit vetëm sa i ndihmon Thaçit për tu kthyer në PDK pas mandatit të postit të presidentit. Po bëhet një luftë e madhe brenda PDK se kush kujt t’i’a ngul thikën pas shpine”, thekson Mehmeti.

Ai thotë më tutje se Presidenti Thaçi do të bëj çdo gjë vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.

“Mos të harrojmë se Thaçi edhe në incizimin e Nazim Bllacës ka dhënë leje të dalë në publik  pasi është siguruar se nuk përmendet, dhe ky njeri është në gjendje të bëj çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e tij”, thotë ai.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...