Ballina / Lajme / Kosovë / Thaçi kujton në 17 vjetorin e vdekjes Jashar Salihu ” Gjeneralin”

Thaçi kujton në 17 vjetorin e vdekjes Jashar Salihu ” Gjeneralin”

Presidenti i Republikes së Kosovës z. Hashim Thaçi përmes rrjetit social ka kujtuar mikun e tij i cili ka vdekur para 17 vite Jashar Salihu. “Gjenerali” dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë

Para 17 vitesh vdiq njëri nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu. Veprimtarinë atdhetare Jashar Salihu e kishte përcaktim themelor, duke lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes qoftë brenda, qoftë në diasporë.

“Gjenerali” dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ishte personalitet që rrezatoi humanizmin, devotshmërinë dhe përkushtimin e lartë në të gjitha periudhat historike që kaloi lëvizja atdhetare, duke kryer me nder të gjitha përgjegjësitë politike. HTH

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …