Ballina / Lajme / Kosovë / Thaçi : Llazareviç do ju tregon ushtrisë serbe metodat që ka përdorur për spastrim etnik në Kosovë
Loading...

Thaçi : Llazareviç do ju tregon ushtrisë serbe metodat që ka përdorur për spastrim etnik në Kosovë

Pas publikimit nga ana serbe se krimineli i cili ka kryer krime në Kosovë dhe ka shpërngulur mijra njerëz nga Kosova, se ai përvojen e tij ushtarake tu mësoj ushtrisë Serbe, ka reaguar presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi, me një postim në rrjetin social në Facebook.

Presidenti z. Thaçi ka shkruar se “Ai do të ligjërojë me krenari për strategjitë dhe metodat moderne që regjimi i tij dhe vetë ai, ka përdorur gjatë shekullit të kaluar në përpjekjet e tyre për spastrim etnik në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE-ne dhe shtetet anëtare të saj.

Nuk e paragjykoj reagimin e BE-së dhe me vëmendje dhe durim do ta pres një të tillë. Por nuk e di çfarë ka më të shëmtuar se fakti që një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit, do ligjëroj në akademinë ushtarake të Serbisë.

Ai do të ligjërojë me krenari për strategjitë dhe metodat moderne që regjimi i tij dhe vetë ai, ka përdorur gjatë shekullit të kaluar në përpjekjet e tyre për spastrim etnik në Kosovë.

Ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në.

Pra, ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme.

Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE! HTH

/MegaPress.al/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...