Ballina / Lajme / Bota / Thaçi mer pjesë në Konferencen e Parisit të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës
Loading...

Thaçi mer pjesë në Konferencen e Parisit të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës

Kosova, çdoherë e më shumë, po e forcon subjektivitetin e vet ndërkombëtar dhe po punon me përkushtim për realizimin e synimit tonë për integrim në BE dhe NATO.

Sot në Konferencën e Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, theksova se Kosova njëjtë sikurse shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të ketë perspektivë të sigurt për anëtarësim në BE.

Gjithashtu, përsëri theksova se dialogu ndërshtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë dhe perspektiva evropiane s’kanë alternativë dhe e ndihmojnë njëra-tjetrën, duke forcuar kështu edhe paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

Vlerat e BE-së, si një projekt që unifikon dhe siguron paqe në kontinentin tonë janë të pakontestueshme, por dyert e saj duhet të jenë të hapura, sepse ky është interes i ndërsjellë në shërbim të paqes dhe prosperitetit edhe në Ballkanin Perëndimor. Ka postuar në rrjetin social presidenti i Republikes së Kosovës z. Hashim Thaçi.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...