Ballina / Lajme / Kosovë / Thaçi përkujton 90 vjetorin e vdekjes së Shotë Galic-ës
Loading...

Thaçi përkujton 90 vjetorin e vdekjes së Shotë Galic-ës

Shotë Galica është simbol i krenarisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare. Ajo personifikon më së miri heroinën që lufton për liri dhe luftëtaren e gatshme për sakrificë.

Përplot një shekull ishte gjithmonë simbol i kontributit të heroinave të heshtura të kombit, të nënave, bijave, vajzave dhe grave që në çdo periudhë historike përballuan të mirën dhe të keqen krahas familjes dhe kombit.

Në 90 vjetorin e vdekjes së saj e themelova urdhrin “Shotë Galica”, që tani e tutje, me të do të dekorohen figura të shquara të kombit për sakrificë dhe liri. Ka shkruar presidenti i Kosovës në rrjetin social në Facebook.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...