Ballina / Lajme / Kosovë / Thaçi: Rugova do të kujtojtohet dhe nderohet gjithnjë si presidenti i parë i Kosovës
Loading...

Thaçi: Rugova do të kujtojtohet dhe nderohet gjithnjë si presidenti i parë i Kosovës

Pas një pune të shquar në fushën e albanologjisë, ai u angazhua politikisht në kohën kur pushteti i Millosheviqit e zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike, administrative dhe kombëtare.

Brenda një periudhe dhjetëvjeçare udhëhoqi një politikë të rezistencës paqësore, duke shprehur vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, me orientim nga vlerat perëndimore.

Pas çlirimit të Kosovës, presidenti Rugova ishte pjesë e të gjitha ngjarjeve dhe vendimeve të konsolidimit të shtetit të Kosovës, deri në momentin e vdekjes.

Do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithnjë si president të parë të Kosovës. Ka shkruar në rrjetin social Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi.

/MegaPress.AL/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …