Ballina / Lajme / Kosovë / Thaçi takohet me Komisioneri i Bashkimit Evropian Johannes Hahn
Loading...

Thaçi takohet me Komisioneri i Bashkimit Evropian Johannes Hahn

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, në një takim në Davos më rikonfirmoi perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njëjtë sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai më garantoi se kjo perspektivë e sigurt do të reflektohet edhe në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ne u pajtuam sërish edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ka shkruar në profilin e tij facebook Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi.

 

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...