Ballina / Lajme / Bota / TIFF-Tirana International Film Festival tani e tutje zyrtarisht kualifikues për OSCAR

TIFF-Tirana International Film Festival tani e tutje zyrtarisht kualifikues për OSCAR

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë – TIFF, tashmë është festival zyrtar i OSCAR për filmin të shkurtë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i këtij festivali Agron Domi, i cili është shprehur i lumtur për këtë lajm që ka ardhur nga Akademia Amerikane e Filmit.

 

Ja lajmërimi i parë nga drejtori i festivalit TIFF

Miq të dashur
Dua të shpërndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që sapo erdhi.

Tirana International Film Festival përzgjedhet zyrtarisht festival kualifikues për filmin e metrazhit të shkurtë në Academy of Motion Picture Arts and Sciences – OSCAR.

Faleminderit shumë Academy of Motion Picture Arts and Sciences, të gjithë anëtarëve dhe menaxherëve te cilët arritën qëëndrrën tonë ta bëjnë realitet.
Kjo është dhurata më e mirë që kemi marrë ndonjë herë për Krishtelindjet dhe Vitin e ri, është shprehur Domi.

Duket se janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare që fituesi i tyre në short category nominohet për Oscar animation, fiction ose documentary. Kjo i jep TIFF, si i vetmi në Ballkan që mund të sugjerojë film të shkurtër për Oscars, një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europian dhe jo vetëm.

Pra fituesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, që do ta marrë çmimin për Filmin më të Mirë, do të, kualifikohet për shqyrtim në kategorinë e filmit të shkurtë për Oscars.

Megapress/al

Loading...

Shikoni gjithashtu

Tafil Kurtishi – Tili, këngëtari më i kerkuar në Prizren për këtë verë 2019

Tafil Kurtishi është këngëtari më i kërkuar i Prizrenit për sezonin 2019. Siç mund të …