Ballina / Sport / Tjetër sulmues te Partizani, firmos Herrera
Loading...

Tjetër sulmues te Partizani, firmos Herrera

Partizani nuk mbetet mbrapa në merkaton e sulmuesve. Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të Edgar Çanit, kryeqytetasit prezantuan edhe afrimin më të ri në skuadër.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Erik Orlando Herrera, sulmues i krahut të djathtë që mund të luajë edhe nga e majta, por edhe pas shpinës së pykës. Lojtari nga Panamaja ishte i pranishëm këtë të enjte në zyrat e klubit të kuq, ndërsa nënshkroi kontratë 1-vjeçare me kryeqytetasit.

Pas prezantimit, Partizani njoftoi se Erik Herrera do ti bashkohet grupit të premten në Kasha të Italisë, aty ku skuadra e drejtuar nga Mark Iuliano do të zhvilloje fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.

I rritur në Akademinë e Hellas Veronas, futbollisti ka luajtur me skuadra Avellino, Rimini, Paganese dhe Leçe. Me kartonin që vlerësohet 150 mijë euro në merkato, Herrera u transferua si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Leçen.

Sulmuesi ka luajtur kryesisht në kategorinë e tretë italiane, ndërsa regjistron edhe 5 ndeshje në Serinë B pikërisht gjatë aventurës te Avellino.

Erik Herrera bëhet blerja e 12-të e Partizanit në këtë merkato vere, me skuadrën që është rinovuar thuajse në të gjitha repartit, ndërsa Luciano Moggi, këshilltari i presidentit Demi ka premtuar se do të ndërtojë një “Juventus të vogël”.

10 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...