Ballina / Lajme / Bota / Trafikonin shqiptarë drejt Britanisë duke i fshehur në bagazhin e makinës, banda përballet me …
Loading...

Trafikonin shqiptarë drejt Britanisë duke i fshehur në bagazhin e makinës, banda përballet me …

Gjashtë anëtarë të një bande të cilët fusnin persona klandestinë në Mbretërinë e Bashkuar, do të përballen me burg, ndërsa mësohet se kryesisht personat që ata merrnin ishin me origjinë shqiptare, shkruan dailymail.

Lee Anderson, 46-vjeç, dhe Jason Cowley, 44-vjaç, u kapën me tre persona, njëri nga të cilët ishte fëmijë, në kufi të Coquelles, Francë, në mars 2015.

Zv/Drejtori i Hetimit Penal dhe Financiar të Zbatimit të Emigracionit, David Fairclough, tha se është e qartë se kjo bandë u përpoq të trafikonte njerëz në mënyrë që të nxirrte fitime, por pa menduar për sigurinë e tyre.

FERRARI PRESS AGENCY...Members of a Birmingham-based people-smuggling gang have been convicted of conspiring to breach UK immigration law for trying to sneak Albanians in to the country through the Channel Tunnel in the boot of their cars. Two members of the gang (Ilir Hani, of Kendal Tower, Malins Road, Birmingham and Vullnet Karaj, of Great Colemore Street, Birmingham) were found guilty on Monday (August 14) following a five day trial at Canterbury Crown Court. Four other members linked to the smuggling bids previously pleaded guilty to the crimes. All are due to be sentenced on September 18. See Ferrari copy. Picture: Home Office

Mes personave që do të trafikoheshin ishte edhe një fëmijë, edhe ky i fshehur në bagazhin e makinës.

Zyrtarët e Forcave të Kufirit ndaluan një makinë në Zonën e Kontrollit në Mbretërinë e Bashkuar në Coquelles, Francë, në mars 2015 ku gjetën tre persona, mes të cilëve një të mitur. Lee Anderson, i cili po ngiste makinën dhe pasagjeri Jason Coëley u arrestuan në vendngjarje.

Pothuajse pesë muaj më vonë, në të njëjtën zonë kontrolli të Mbretërisë së Bashkuar, oficerët gjetën dy burra shqiptarë të fshehur në bagazhin e një makine. Hetuesit e lidhën këtë përpjekje për trafikim me rastin e tre personave që u gjetën në Birmingham.

04FD5DE50000044D-4792070-image-a-64_1502797936504

Një prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke tentuar të kalojë ilegalisht një person që vinte nga një vend jashtë Bashkimit Europian.

Dy shqiptarët e tjerët, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuan për të njëjtën vepër penale, pas një gjyqi pesë ditor.

(Kosova Sot)

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …