Ballina / Lajme / Bota / Trajnimet ekstreme të ushtrisë kineze: Ushtari qëndron i ulur dhe mbi kokë mban një mollë, derisa kolegu i tij qëllon me revole (Video)
Loading...

Trajnimet ekstreme të ushtrisë kineze: Ushtari qëndron i ulur dhe mbi kokë mban një mollë, derisa kolegu i tij qëllon me revole (Video)

Të qëllosh mollën me revole mbi kokën e dikujt mund t’ju tingëllojë si një veprim që ishte aplikuar gjatë luftërave në shekullin e 15-të, kur përdoreshin shigjetat – por në fakt kjo skenë ka ndodhur në vitin 2017 në Kinë.

 Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur tre ushtarë kinezë qëndrojnë të ulur në tokë dhe mbi kokë mbajnë nga një mollë, derisa kolegët e tyre të cilët ishin dhjetëra metra larg qëllojnë me revole, transmeton Telegrafi.

Anëtarët e Ushtrisë Popullore Çlirimtare, praktikojnë ushtrime tejet të rrezikshme gjatë trajnimit, ku vetëm një lëvizje e gabuar mund t’iu kushtojë me jetë.

Në video mund të shihet se si ushtarët e ulur qëndrojnë pa lëvizur të frikësuar deri në palcë, pasi që nëse plumbi do të fluturonte vetëm një milimetër nën mollë do t’ju kushtonte me jetë. /Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...