Ballina / Lajme / Bota / Trangjinorët në ushtri padisin Presidentin Trump
Loading...

Trangjinorët në ushtri padisin Presidentin Trump

Pesë përfaqësues transgjinorë të ushtrisë amerikane kanë vendosur të padisin presidentin Donald Trump për synimet e tij për të ndaluar personelin transgjinor të shërbejë në forcat e armatosura.

Në 26 korrik presidenti Trump shkroi në Twitter se qeveria amerikane “nuk do të pranojë ose lejojë individë transgjinorë të shërbejnë në cilëndo pozitë” në ushtri, një ndryshim i politikës së Pentagonit dhe sipas padisë, i pa konsultuar me komandantët e lartë ushtarakë.

Njoftimi i zotit Trump shkaktoi protesta anembanë vendit. Paditësit i kërkojnë në këtë rast gjykatës të deklarojë udhëzimin e zotit Trump si jo kushtetues dhe të lëshojë urdhëresa për ta ndalur atë.

Gazeta-Shqip.com

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...