Ballina / Lajme / Bota / Trump akuzohet për abuzim seksual
Loading...

Trump akuzohet për abuzim seksual

Presidenti amerikan Donald Trump denoncoi të martën Rachel Crooks si dhe Washington Post-in për botimin e një artikulli që lidhet me akuza seksuale ndaj tij. 

Sipas një tregimi nga Rachel Crooks ai e kishte puthur me forcë në ashensor, nërsa Rachel ishte në atë kohë 22 vjeç.

Presidenti Trump i ka mohuar këto akuza edhe përmes llogarisë së tij në Twiter ku shkruan:

Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Washington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Tower 12 vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë? Një tjetër akuzë e rreme! Pse Washington Post-i raporton historinë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje? Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj. Vetëm FoxNews-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore“, shkruan ai.

Rachel Crooks, i cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërsa shkruan në rrjetin social:

Ju lutem, patjetër, publikoni pamjet e korridorit të ashensorit në katin e 24-të, në mëngjesin e 11 janarit 2006. Le ta qartësojmë këtë për të gjithë. Janë gënjeshtarët si ju në politikë që më kanë bërë të kandidoj”, ka shkruar  ajo.

Rachel Crooks është njëra nga 19 femrat të cilat e kan akuzuar Trump për akuza seksuale.

 

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...