Ballina / Lajme / Kosovë / Trump i dergon letër urimi Presidentit Thaçi në dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës
Loading...

Trump i dergon letër urimi Presidentit Thaçi në dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka derguar Presidentit z. Thaçi një letër urimi  në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me anë të kësaj letre z. Trump shpreh mbështetje për Republiken e Kosovës dhe përkrahjen e saj të matutjeshme. 

Letra e plotë

I nderuar z. President,

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj.Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj.

Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës.

Sinqerisht, Donald Trump

 

/MegaPress.AL/

 

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …