Ballina / Lajme / Bota / Trump Jr.: Nuk kam bashkëpunuar me rusët
Loading...

Trump Jr.: Nuk kam bashkëpunuar me rusët

Komisioni Juridik i Senatit mori në pyetje të enjten djalin e madh të presidentit Donald Trump Jr në lidhje me ndërhyrjen ruse në fushatën presidenciale të babait të tij si dhe një takim që ai zhvilloi vitin e kaluar me një avokate të lidhur me Kremlinin. Dyshohet se avokatja do t’i dorëzonte atij “informacione që do të dëmtonin” fushatën e kandidatës demokratike Hillary Clinton.

Në një deklaratë të mbajtur në hapje të takimit, që citohet nga “The New York Times”, zoti Trump Jr. tha se ai organizoi takimin e qershorit 2016, me shpresën se avokatja mund të kishte “informacione në lidhje me cilësitë e zonjës Clinton për t’iu përshtatur pozicionit, karakterin apo kualifikimet e saj”,

Sipas gazetës Trump Jr tha në komisionin e Kongresit, se takimi nuk solli asgjë dhe se ai kurrë nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me shtetas rusë që të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane me qëllim fitoren e babait të tij.

Djali i madh i presidentit, i cili tashmë ndihmon për drejtimin e perandorisë së madhe të bizneseve të presidentit, shfaqet si një figurë kyçe në hetimet e shumta që po kryehen në Uashington, disa prej të cilave zhvillohen nga komisionet e kongresit krah hetimit penal që kryesohet nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Hetuesit janë duke u përqëndruar në takimin që Trump Jr. zhvilloi më shumë se një vit më parë, në kullën “Trump” në Nju Jork, selia e biznesit dhe e fushatës zgjedhore të presidentit.

Seanca në Komisionin Juridik të Senatit u zhvillua me dyer të mbyllura, por me shumë gjasa Trump Jr. dhe ish udhëheqësi i fushatës së zotit Trump, Paul Manafort, mund të merren në pyetje nga senatorët në një seancë publike. Pritet që Trump Jr. të të dëshmojë gjithashtu përpara komisionit për Zbulimin të Senatit amerikan, që gjithashtu po heton mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

/VOA/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...