Ballina / Lajme / Bota / Turqia kërkon rishikim kufijsh, Greqia: Gati edhe për luftë
Loading...

Turqia kërkon rishikim kufijsh, Greqia: Gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa ishujve të Egjeut ka status të kontestueshëm dhe se mes Turqisë e Greqisë nuk ka një marrëveshje për ndarjen e kufijve detarë, ka reaguar ashpër presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos.

Duke folur në përvjetorin historik të çlirimit të qytetit të Almyros nga turqit, më 17 gusht 1881, presidenti grek tha se “kufijtë e Greqisë, të cilat janë edhe kufijtë e Bashkimit Evropian, me të gjitha pasojat që rezultojnë përfshi shelfin kontinental, detin territorial dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike janë të përcaktuara qartë”.

Ai tha se Athina nuk do të dorëzohet para asnjë shantazhi dhe se rimëkëmbja ekonomike ka shtuar optimizmin e gjeneratave te reja.

“Greqia sillet në politikën ndërkombëtare në përputhje me ligjet ecropiane dhe ndërkombëtare. Jemi një fuqi që punojmë për paqen dhe zhvillim në rajonin e Ballkanit Juglindor dhe në kontekstin më të gjerë të Bashkimit Europian. Megjithatë, nëse është e nevojshme, ne, grekët, jemi të përgatitur për të mbrojtur në mënyrë efektive kufijtë, territorin dhe sovranitetin e vendit tonë, i cili është edhe sovraniteti i Bashkimit Evropian. Këtë të vërtetë e dinë mirë miqtë tanë dhe armiqtë tanë”, deklaroi Pavlopoulos.

Kufijtë detarë janë një çështje e hapur edhe mes Greqisë e Shqipërisë, një zhvillim që ka ngrirë marrëdhëniet dhe që mund të jetë më pasoja për integrimin e Shqipërisë në BE. /respublica/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...