Ballina / Lajme / Kosovë / Ushtari enigmë në varrezat e dëshmorëve në Kleqkë
Loading...

Ushtari enigmë në varrezat e dëshmorëve në Kleqkë

Lufta e fundit që Kosova kishte me Serbinë,  bëri që të ket viktima në njërëz dhe dëme materiale. 

Edhe pse gjatë këtyre viteve pas lufte, R. Kosovës,  është duke u përballur me problem të shumëta. Politikanët krijojn lista me emra të ndryshëm , e bllokojnë çështje shumë të rëndësishme për Kosovën.  Këta  persona  qëndrojnë  të ulur në kolltuqe lukësoze por asnjëri nga ta nuk është mjaftueshëm falenderues ndaj atyre që sot e 18 vite janë të zhdukur apo janë të varraosur dhe emir i tyre mbetet enigmë.

Një rast i tillë është edhe në varrezat e dëshmorëve të Kleqkes, një dëshmor i cili është pa emër dhe as një institucion deri më tani nuk është interesuar për të. Ndërsa ky dëshmor ka vdekur për liri dhe për token ton me gjak dhe se shteti i Kosovës, nuk është në gjendje ta zbardh emrin e këtij dëshmori është shprehur Esat Shala, qytetar i cili është i zgënjyer me selektimin e dëshmorëve në diten kur ata përkujtohen.

Postimi i plotë derguar në MegaPress:

Deshmori i UÇK-së qe 18 vite emri i tijë enigmë. Në varrezat e deshmorve në Kleqk pushojnë shumë emra te deshmoreve ne mesin e tyre edhe komandanti Ismet Jashari Kumanova,ne keto varreza është edhe një deshmor pa ëmer dhe pa mbiemër askush nuk e ka thenë deri me sotë emrin e ketij deshmori te vrar ne luften e fundit ne Kosovë.

Të gjithë deshmoret janë të barabart por sa herë që në Kleqk perkujtohen deshmoret në ketë vend humb barazia e deshmoreve sepse ne mesin e ketyre varrezav pushon nje deshmor pa emer dhe askush nuk bëne homazhe tek ky varrë. Askush deri më sotë nuk ka qënë i interesuar qe të punoj në këtë drejtim për zbardhjen e identiteti te ketij deshmori te vrar.

Ky ushtar ky deshmor ka vdek per liri dhe per token tonë te larë më gjakë dhe shteti i Kosoves sotë nuk është në gjendje me zbardh emrin e ketij deshmori. Por tani athu edhe sa vite do kalojn kur se pari familja e keti deshmori do ta kuptoj qe djali i tyre është deshmor dhe eshtrat e tijë pushojnë ne Kleqk.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...