Ballina / Lajme / Kosovë / Valdete Idrizi kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës?

Valdete Idrizi kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës?

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qenë para një dileme të madhe së kë do ta nominoj kandidat për kryetar të Mitrovicës, duke pasur parasysh se para katër vitesh i kishte humbur zgjedhjet, ndërsa një humbje e radhës do të ishte shumë e rëndë për këtë subjekt politik.

 Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Kadri Veseli nesër do ta nominoj si kandidate për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizin, aktiviste e shoqërisë civile.

Valdete Idrizi në vitin 2016 ka fituar çmimin ndërkombëtar për paqe “The WIFTS Peace Award 2016”. Ajo ka qenë edhe fituese e parë e Çmimit për Guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008 edhe Çmimin tjetër për Paqe, që i është ndarë nga federata evropiane “Optimist Internacional”.

Mësohet se deri më tash në garë për kandidat të PDK-së për kryetar të Mitrovicës kanë qenë ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, nënkryetari i degës së PDK-së, Eset Ujkani dhe profesori dhe anëtari i kryesisë të degës së PDK-së në Mitrovicë, Avdi Salihu.

/Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …