Ballina / Lajme / Kosovë / Vdes komediani Blerim Peci
Loading...

Vdes komediani Blerim Peci

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë aktori i njohur Blerim Peci, i cili vuante nga sëmundja e mëlçisë.  Blerim Peci ka qenë bashkautor i emisionit televiziv “Show Mesalation”,  ka qenë i njohur edhe në show satirik “ Vikendi” dhe në disa role të tjera.

Ndërsa bashkëshortja e Blerimit përmes rrjetit social në facebook, ka shprehur dhembjen për humbjen e bashkëshortit, të cilin do ta kujtoi çdo herë.

Varrimi i të ndjerit bëhet pas faljes së namazit të akshamit, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Ky është statusi i saj i plotë në FB:

Te Allahut jem dhe te ai do te kthehemi! Edhe pse….e rende , smundem me pershkru….por , kjo eshte jeta! Gjithmone ne zemrat tona! E di qe do na ruash nga lart! ????

Varrimi i Blerim Pecit behet sot me Aksham ne varrezat e Shipolit ne Mitrovice!

Blerimi dhe Afërdita kanë dy fëmijë. Aktori ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, ai vuante nga mëlçia.

Familjen Peci e kanë ngushëlluar prijësit e shtetit dhe shumë fytyra të njohura publike.

/MegaPress.al/

 

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...