Ballina / Lajme / Kosovë / Vdes kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Haradinaj ngushëllon familjen Preniqi
Loading...

Vdes kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Haradinaj ngushëllon familjen Preniqi

Sot ka ndërruar jetë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Obiliq,  Adem Preniqi. Kryeministri z. Ramush Haradinaj ka shprehur ngushllim familjes përmes një postimit në rrjetin social . Haradinaj e kujton Preniqinsi një njeriu të urtë dhe punëtori të palodhshëm.

Postimi i plotë

Me dhembje mora lajmin për vdekjen e Adem Preniqit, kryesues i Kuvendit Komunal në Obiliq, një njeriu të urtë dhe punëtori të palodhshëm. Ishte aktivist i pandalur në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.
Vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku veproi.
U shpreh ngushëllime më të dashurve të tij dhe e ndaj pikëllimin me ta.
Le të krenohen me Ademin!
I qoftë i lehtë dheu i Atdheut!

RH

/MegaPress.al/
Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...