Ballina / Lajme / Vëllezërit Kërtalla në kërkim për atentatin ndaj Dash Gjokës, hasmëria për paratë me fajde
Loading...

Vëllezërit Kërtalla në kërkim për atentatin ndaj Dash Gjokës, hasmëria për paratë me fajde

Vëllezërit Kërtalla nga Shijaku janë vënë nën hetim nga policia dhe prokuroria e Durrësit si të dyshuarit kryesorë për tentativën e vrasjes së biznesmenit Dashamir Gjoka në Xhafzotaj. Policia ka dyshime se dy vëllezërit Enkel Kërtalla, 32 vjeç dhe Morel Kërtalla, 36 vjeç, qëlluan ndaj makinës së Gjokës 25 herë e ku vetëm 15 plumba e kapën makinën.

Në momentin e goditjes, Gjoka ka qënë në prani të vajzave të tij por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka depërtuar në makinë pasi automjeti që përdote atë ditë ka qënë i blinduar. Ai automjet nuk ishte i regjistruar në pronësi të Gjokës.

Gjoka nuk ka qënë në gjendje të identifikonte autorët, por Policia e Durrësit në një komunikatë ëpr shtyp thotë se autorë të kësaj tentative vrasjeje janë dy vëllezërit Kërtalla.

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit tha për Shqiptarja.com se policia ka referuar informacionin për dy vëllezërit pasi daja e tyre ka pasur një konflikt gjatë vitit 1997 me Dashamir Gjokën. Shkak kanë qënë fajdet financiare mes palëve dhe dy vëllezërit kanë dashur të hakmerren. Deri tani dy atentatorët nuk janë gjendur.

/syri.net/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...