Ballina / Lajme / Kosovë / Vetëm Srpska dhe pjesërisht PAN-i kanë shlyer borxhet, KQZ s’i certifikon për lokale pa i shlyer ato
Loading...

Vetëm Srpska dhe pjesërisht PAN-i kanë shlyer borxhet, KQZ s’i certifikon për lokale pa i shlyer ato

Partitë politike ende nuk i kanë përfunduar të gjitha nominimet për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, por afati i fundit për ta do të jetë deri më 22 gusht.

Deri të martën që vjen, partitë kanë afat të japin emrat për kryetarë dhe kandidatët për asamble, raporton KTV.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në javën e parë të shtatorit do të jetë tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në vendvotim.

Por, asnjë nga partitë që ende i kanë të hapura borxhet me PZAP-në nuk do të mund të certifikohet për zgjedhjet lokale.

Kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, ka thënë se deri tash vetëm Lista Serbe ka shlyer të gjitha borxhet dhe një pjesë të borxhit koalicioni PAN.

Megjithatë, Desku pret që deri të martën të ketë lëvizje nga të gjitha subjektet politike që kanë borxh në PZAP.

KTV-ja ka provuar të marrë qëndrime nga disa prej partive politike për këtë çështje, por nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Afër 400 mijë euro ishin dënimet që PZAP-ja ua kishte shqiptuar partive politike që prej shpalljes së zgjedhjeve. Për gjoba, i pari ishte koalicioni PDK-AAK-Nisma, pasuar nga LDK-AKR-Alternativa dhe e treta me gjoba është Lëvizja Vetëvendosje.

/KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...