Ballina / Lajme / Kosovë / Vetëvendosje pranon versionin aktual të Demarkacionit?
Loading...

Vetëvendosje pranon versionin aktual të Demarkacionit?

Ndonëse janë bërë dy vjet që nga nënshkrimi i saj, marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, nuk është ratifikuar ende në Kuvendin e Kosovës.

Situata aktuale politike po e zvarritë edhe më shumë, miratimin e marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvend.

Ditë më parë, Sami Kurteshi deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për gazetën “Bota sot”, ka shprehur pajtimin e tij me një deklaratë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me përcaktimin e kufijve.

“Mendoj se duhet të bëhet vërtet caktimi shkencor edhe faktik ë teren sepse në kemi interes që të bëhet demarkacioni i të gjithë kufijve të Kosovës, madje edhe me Serbinë e cila nuk është hiç e interesuar që të bëhet kjo çështje. Mirëpo, pajtohem me Delaëie që kjo punë ka marr fund me njohjen e Kosovës me shpalljen e Pavarësisë sepse ata kufij janë ndërkombëtar dhe vetëm ata tani duhet të demarkohen”, ka thanë deputeti Kurteshi.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se mos krijimi i institucioneve do të zvarrisë shumë procese të rëndësishme për Kosovën.

Ish deputeti i LDK-së Shpejtim Bullqi, ka pohuar se është gjë normale që pas një refuzimi dhe kundërshtimi aq të madh të marrëveshjes së demarkacionit, ajo nuk ka gjetur zbatim, ndërsa ka shprehur shpresën që marrëveshja në formën aktuale të gjej zbatim kurrë.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...