Rreth orës 10:44 është raportuar një aksident trafiku me fatalitet, në stacionin policor në Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Terrnavc, ku të përfshirë në aksident ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe dy këmbësor
Si pasojë e aksidentit, pas lëndimeve të marra këmbësoria e moshës 15 vjeçare, gjinia (F) ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar edhe këmbësorja tjetër e moshës 15 vjeçare gjinia(F), në vendngjarje përveç njësisë se hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit.
Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit F.L., 36 vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor.
/MegaPress.al/