Ballina / Sport / via GIPHY ​Milan i përgjigjet Fiorentinës: 30 milionë euro për Kaliniq dhe Badel
Loading...

via GIPHY ​Milan i përgjigjet Fiorentinës: 30 milionë euro për Kaliniq dhe Badel

Deri në fund të afatit kalimtar në Itali kanë mbetur më pak se tri javë.

Nikola Kaliniq aktualisht luan në Fiorentina dhe Milan nuk i ngutet ta sjellë në radhët e veta.

Ngutja e Milan për shërbimet e Kaliniq mund t’i ndihmojë Evertonit, i cili po ashtu kërkon shërbimet e kroatit dhe thuhet të jetë i gatshëm të paguajë 25 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Për çfarëdo rast, shkruajnë mediat italiane, do të mbahet edhe një takim i Milan dhe Fiorentinës, në të cilën milanezët do të ofrojnë 30 milionë euro për Kaliniq dhe Badel.

Në fakt, italianët vlerësojnë Badel ndërmjet tetë deri dhjetë milionë euro, derisa për Kaliniq nuk do të paguajnë më shumë se 22 milionë euro.

Fiorentina ka bërë me dije se nuk do ta shesë Kaliniq për më pak se 30 milionë euro dhe nuk dihet si do t’i përgjigjet ofertës së Milan që t’ia shtojë edhe Badelin.

Milan ka shprehur interesimin për Zlatan Ibrahimoviq, por ai nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të vitit.

 

TEMAT:
Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...