Ballina / Lajme / Bota / VIDEO e re e ISIS, 10-vjeçari amerikan kërcënon Presidentin Donald Trump
Loading...

VIDEO e re e ISIS, 10-vjeçari amerikan kërcënon Presidentin Donald Trump

Një video e re e publikuar nga ISIS, tregon një djalë 10-vjeçar amerikan i cili kërcënon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në videon e publikuar së fundmi, fëmija, i cili pretendon se është djali i një ushtari amerikan në Irak, i drejtohet Trump duke i thënë: “Beteja do të përfundojë në tokat tuaja.”

Djali e quan Trump një “kukull të hebrenjve”. Video mendohet se është filmuar në Raqqa të Sirisë. Sipas Grupit të Inteligjenës SITE, 10-vjeçari i quajtur Jusuf ka emigruar në Siri dy vite më parë së bashku me nënën e tij.

Në video Jusuf përshkruan sulmet ajrore të vazhdueshme kundër Shtetit Islamik dhe kërcënon se beteja do të zhvendoset në Perëndim. “Bëhuni gati sepse lufta sapo ka filluar” thotë në fund ai. /LAPSI.AL/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …