Ballina / Sport / Vjen kualifikimi historik i Kosovës në futbollin zviceran
Loading...

Vjen kualifikimi historik i Kosovës në futbollin zviceran

Kosova e Zurichut ka shënuar edhe një tjetër sukses historik në futbollin zviceran.

Kosova ka triumfuar për 1/32 e Kupës së Zvicrës ndaj Beroche-Gorgier me rezultat 4:1, duke u kualifikuar kështu në rrethin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në atë të dytë, dy skuadrat shënuan nga një gol për të shkuar në vazhdime.

E, në vazhdime, Kosova ishte fantastike, madhështore dhe e jashtëzakonshme, duke shënuar edhe tre gola dhe duke siguruar kualifikimin historik në rrethin e ardhshëm, ku mund të përballet me kundërshtarë shumë më të fortë.

Golat për skuadrën shqiptare i shënuan Arben Buqay dy, Rexhep Thaqi një gol dhe Shqipërim Aliu një gol.

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...