Ballina / Lajme / Kosovë / Vlerësohen pozitivisht patrullimet e përbashkëta të policive rrugore Shqipëri – Kosovë
Loading...

Vlerësohen pozitivisht patrullimet e përbashkëta të policive rrugore Shqipëri – Kosovë

Për vitin e dytë radhazi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) të Shqipërisë kanë zhvilluar inspektime të përbashkëta në kuadër të vlerësimit të performacës së patrullimit të përbashkët të dy policive rrugore gjatë sezonit veror, transmeton Koha.net.

Inspektimi i përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Inspektimi është përqendruar në akset rrugore Rrëshen-Milot, Milot-Lezhë dhe Lezhë-Shëngjin, aty ku janë stacionuar edhe patrullat rrugore të përbashkëta.

Gjatë inspektimit specialistët/inspektorët e IPK-së dhe SHÇBA-së kanë zhvilluar edhe pyetësorë me qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve në lidhje me sjelljen e policisë së dy vendeve.

Vlerësimi i qytetarëve për sa i përket sjelljes së patrullave të përbashkëta të policive rrugore ka qenë pozitiv.

Inspektorët e IPK-së dhe SHÇBA-së kanë konstatuar se ka qytetarë të cilët nuk janë të informuar për sa i përket institucioneve ku ata mund të ankohen në rast të sjelljes jo korrekte nga ana e punonjësve të policisë.

Image

Ky inspektim në këtë fushë të menaxhimit policor luan rol të rëndësishëm në ngritjen e performancës policore sidomos në rritjen e besimit te qytetarëve tek policitë e dy shteteve, përmirësimin e shërbimeve të sigurisë në të ardhmen, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, rritjen e cilësisë së shërbimeve të sigurisë që ofrojnë policitë e dy vendeve etj.

Në përfundim të patrullimit të përbashkët të dy policive rrugore, IPK dhe SHÇBA do të dalin me një raport të përbashkët ku do të paraqiten rekomandimet dhe vërejtjet për këtë proces.

/KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...