Ballina / Lajme / Kosovë / Vorroset familja Zulbehari, hoxha ngushëllon familjen të Allahut jemi
Loading...

Vorroset familja Zulbehari, hoxha ngushëllon familjen të Allahut jemi

Sot janë varrosur pesë antarët e familjes Zulbehari, ku  dje pasi shtëpia e tyre kishte marur  flakë të gjithë ishin në gjumë.

Ndërsa  myftiu i Tetovës, Qani Nesimi pas varrimit të 36 vjeçares së bashku me katër fëmijë, më i madhi 14 e më i vogëli 6, foli fjalë inkurajuese, duke ju drejtuar gjematit se Allahu kështu e ka caktuar fatin e tyre. Të Allahut jemi dhe te ai do të shkojna.

Ndërsa ngushllime familjes Zulbehari i ka shprehur edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Postimi i plotë

Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe dhe shumë të rëndë të familjes Zulbehari nga Tetova në tragjëdinë e tmerrshme që i kaploi vogëlushët dhe nënën e tyre.

Bashkëndjej me dhimbjen e familjarëve dhe më të dashurve.

U prehshin në paqë.

/MegaPress.AL/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …