Ballina / Lajme / Kosovë / Votat për PAN-in, AKR-ja e përçarë
Loading...

Votat për PAN-in, AKR-ja e përçarë

Të premten ka përfunduar “ultimatumi” që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ua ka dhënë partnerëve të tij të koalicionit.

 Megjithatë ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për ndryshim qëndrimi nga ky koalicion. Brenda kësaj partie për “Zërin” kanë thënë se AKR-ja do t’u qëndrojë besnikë partnerëve të deritanishëm.

Nënkryetari i kësaj partie, Korab Sejdiu, është shprehur i vendosur që nuk do ta ndryshojë qëndrimin që kishte deri më sot.

Por të bindur në përkrahje janë koalicioni PAN, që janë shprehur të bindur që më 24 gusht kandidati i tyre, Kadri Veseli, do të zgjidhet kryetar Kuvendi.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë që deputetët e AKR-së të votojnë të ndarë, shkruan tutje “Zëri”.

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe deputet i koalicionit PAN, ka deklaruar se PAN-i ka besim të plotë që më 24 gusht kandidati i tyre, Kadri Veseli, do të zgjidhet kryetar Kuvendi.

Kjo do të arrihet, sipas tij, pas diskutimeve që PAN-i pasur me deputet të partive tjera, por edhe me parti, që aludohet të jetë AKR-ja e Behgjet Pacollit.

/Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...