Ballina / Lajme / Kosovë / Vrasje në tentativë në Skenderaj
Loading...

Vrasje në tentativë në Skenderaj

Sipas Rajonit të policis së Mitrovices me datën 20 Dhjetor 2017, rreth orës 12:43 është raportuar rasti ‘‘vrasje në tentativë’ në Skenderaj.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar se një person i dyshuar ka sulmuar me armë të ftohet(thikë) një person tjetër, ku viktima L.H., 18 vjeçar ka marr ndihmën e parë në Shtëpinë  e Shëndetit në Skenderaj dhe është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Në bazë të të dhënave të para të siguruara, policia ka identifikuar identitetin e personit  të dyshuar, ku i dyshuari B.I., 17 vjeçar sot me datën 21.12.2017 është vet-dorëzuar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent  na udhëzojnë në hetim të veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

/MegaPress.AL/

 

 

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...