Ballina / Lajme / Bota / Vritet i dyshuari kryesor për sulmin në Barcelonë
Loading...

Vritet i dyshuari kryesor për sulmin në Barcelonë

Policia spanjolle ka thënë se ka qëlluar për vdekje të dyshuarin kryesor për sulmin e javës së kaluar në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili kanë vdekur 13 persona.

I dyshuari është identifikuar më herët si Younes Abouyaaqoub.

Grupi militant, Shteti Islamik (ISIS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Aksioni policor ka ndodhur në zonën Subirats në Barcelonë.

Policia ka thënë se sulumesi ka pasur në trup një rrip shpërthyes, andaj kanë angazhuar një skuadër të bombave, përcjell REL.

Skuadra e bombave të Spanjës, ka përdorur një robot për t’ju afruar personit, drejt të cilit ka shtënë policia.

Mirëpo më vonë policia ka thënë se rripi nuk ka qenë i vërtetë.

/Express/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...