Ballina / Lajme / Bota / Vritet myslimani vetëm pse ishte në lidhje me një grua të fesë tjetër, e sulmoi me sëpatë dhe shpatë – dhe i vuri flakën me kerozinë (Video, +18)
Loading...

Vritet myslimani vetëm pse ishte në lidhje me një grua të fesë tjetër, e sulmoi me sëpatë dhe shpatë – dhe i vuri flakën me kerozinë (Video, +18)

Një burrë mysliman që punonte në ndërtimtari është rrahur për vdekje në Indi, nga ana e një hindusi të nervozuar i cili bëri një veprim të tmerrshëm.

Sulmuesi është identifikuar si hindus i cili lufton kundër myslimanëve të cilët i akuzon për “dashurinë ndaj xhihadit”. Ai ka filmuar viktimën duke kaluar pranë tij, dhe më pas e sulmon me një shpatë,

“Dashuria për xhihad” është një frazë që e përdorin fanatik religjioz në Indi, që akuzojnë myslimanët se po martohen me gratë hinduse për t’i konvertuar në myslimane.

Viktima është identifikuar si Afrazul Kan, kurse sulmuesit i tij si Shambu Lal Reger. Ai është parë duke rrahur viktimën duke goditur me sëpatë, dhe më pas e theri me shpatë që ishte një goditje vdekjeprurëse.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas e ka larë viktimën me kerozinë dhe më pas ia vuri flakën.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...