Ballina / Lajme / Kosovë / Vuçiq e informoi raportuesin e PE-së: Të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës
Loading...

Vuçiq e informoi raportuesin e PE-së: Të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti të enjten në Beograd deputetin e Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili është edhe raportues për Serbinë i këtij institucioni.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e informoi McAllisterin “për planet për realizimin e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe mënyrat e formalizimit të këtij procesi”.

Dy zyrtarët biseduan edhe për marrëdhëniet në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Vuçiq, pas betimit në postin e presidentit në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që Serbia vazhdon përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

/GazetaExpress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …