Ballina / Lajme / Kosovë / Vuçiq: I frikësohemi vetes dhe qasjes racionale për Kosovën
Loading...

Vuçiq: I frikësohemi vetes dhe qasjes racionale për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur dyshimin se do t’ia dalin që në Serbi të bëjë diçka apo të arrijnë ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e Kosovës, me interes për të ardhmen, duke thënë se “i frikësohemi vetes, të ardhmes dhe realitetit të qasjes racioanle”.

Siç njofton Tanjugu, Vuçiq ka thënë se në shtator do të fillojnë të bisedojnë brenda të gjithë sektorëve; me sektorin civil, Akademinë e Shkencave, Kishën Ortodokse Serbe, bashkësinë akademike, partitë politike dhe në Parlament, lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse janë përcaktuar afate lidhur me dialogun e brendshëm, të cilin e ka iniciuar dhe kur do të përfundojë, Vuçiq ka saktësuar se “ekzistojnë vetëm afatet që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë”.

/zeri.info/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...