Ballina / Sport / Vullnet Basha: Ndihem zvicerian, Kombëtaren shqiptare do e braktis nëse më thërret Zvicra
Loading...

Vullnet Basha: Ndihem zvicerian, Kombëtaren shqiptare do e braktis nëse më thërret Zvicra

I drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe i hapur në përgjigje. Vullnet Basha është intervistuar nga mediat polake pranë Krakovës. Lojtari më i ri i Vislës së Krakovës ka deklaruar se ndihet më së shumti zviceran sesa shqiptar, si dhe ëndërron ende që mund të veshë fanellën e kombëtares helvete. “Nuk kisha shanse që të luaja me Zvicrën dhe në zgjedhjen për Shqipërinë ndikoi shumë vëllai”, tregon ndër të tjera Basha, i cili ka luajtur vetëm 14 minuta me Kombëtaren shqiptare në një ndeshje miqësore me Armeninë.

Fillimisht, dua t’ju pyes si t’ju prezantoj, zviceran apo shqiptar?

Ndihem më shumë zviceran, sepse është vendi ku kam lindur, ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime dhe vendi ku kam nisur që të luaj futboll. Prandaj është më mirë që të më thoni: zviceran me rrënjë shqiptare.

Pra, kjo ju bëri që të zgjidhni Kombëtaren shqiptare?

Në të vërtetë, nuk kam pasur asnjë shans që të luaja për kombëtaren e Zvicrës. Konkurrenca është shumë e madhe dhe atje thërriten futbollistë nga ligat më të forta europiane: Angli, Itali, Gjermani etj. Për vendimin më ka ndihmuar dhe ndikuar vëllai, i cili ka zhvilluar shumë ndeshje me Shqipërinë. Unë luajta vetëm një ndeshje, ajo ishte miqësore, ndaj kam ende mundësi për ta ndryshuar.

Do ta ndryshonit nëse do të merrnit një ftesë nga Zvicra?

Po! Të luaj me Zvicrën është ëndrra ime.

Çfarë kujtoni nga lufta në Kosovë?

Kam qenë shumë i vogël atëherë, vetëm gjashtë vjeç. Jetonim atje me mamanë, ndërsa babai im punonte në Zvicër. Sapo lufta nisi, kur dëgjuam shpërthimet e para, vendosëm menjëherë që të bashkoheshim me babanë.

Të ndryshojmë temë, si ju bindi trajneri që të transferoheshit?

Nuk kishte nevojë që të shpjegonte shumë gjëra. Megjithatë, telefonata prej tij ishte një surprizë për mua. Në të vërtetë, nuk m’u desh shumë kohë që të mendohesha. Më mjaftonte fakti që trajneri i një klubi të fortë më donte dhe vendosa menjëherë.

Kjo ju bëri që të humbni derbin e Krakovës…

Gjithkush do të donte që të ishte në fushë në të tilla ndeshje. Më parë, kam pasur shansin që të luaj në derbin e Zyrihut (Zyrih-Grasshopers) ose në ndeshjen mes Real Zaragozës dhe Osasunës, e cila gjithashtu ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Më vjen keq që nuk isha në fushë, por gëzohem që ekipi fitoi.

vullnet basha

Tri vite në Spanjë, si ishte aventura atje?

Jam i lumtur që e kam përjetuar atë periudhë. Kam njohur një kulturë tjetër dhe njerëz që jetojnë me futbollin. Kam mësuar edhe gjuhën, por i lija shpesh orët e kurseve. Do të jetë më e vështirë me gjuhën polake (qesh…).

Në Poloni, u përballët me një “shok kulturor”?

Po, mund të thuhet edhe kjo. Në Spanjë ishte vetëm ushqim, festa dhe relaks, ndërsa në Poloni u surprizova që njerëzit janë kaq të qetë, por shumë punëtorë. Nuk njoh shumë në Krakovë, por shpejt do të më bashkohet edhe bashkëshortja. Nuk është se isha shumë pro festave. /Panorama/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...