Ballina / Lajme / Kosovë / Vushtrri arrestohen dy persona të dyshuar për “posedim të substancave narkotike”

Vushtrri arrestohen dy persona të dyshuar për “posedim të substancave narkotike”

Zyra për Informim Publik Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë ka informuar se  në vazhdën e angazhimeve të  vazhdueshme në parandalimin e krimit dhe dukurive negative. Policia në   Vushtrri  ka arrestuar dy persona të dyshuar për ‘ posedim i  paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ .

Arrestimi i të dyshuarve është bërë  në orët e mbrëmjes së datës  20 dhjetor 2017, në rrugën, ‘’Hamit Hyseni ’’ në Vushtrri.

Njesia patrulluese ka ndaluar  për kontroll veturën me targa vendore, dhe gjatë kontrollit dhe identifikimit të personave, policia te personat e dyshuar B.K., 40 vjeçar dhe A.Xh., 36 vjeçar ka gjetur substancë e dyshuar narkotike marihuana.

Te i dyshuari i parë B.K., 40 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuana pesha 2.16 gram dhe te i dyshuari i dytë A.Xh., 36 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike marihuana pesha 4.92 .

Me procedurat dhe hetimet e mëtejme me rastin po merret njësia përkatëse në kuadër të DHTN-ë.

Pas procedurave intervistuese me vendim të Prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë  liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ‘posedim i paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ .

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Takim në Qipro i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të ndryshme të BE-së, pjesëmarës edhe Doc. Dr. Festim Halili

Në Limassol të Qipros është mbajtur takimi i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të …