Ballina / Lajme / Kosovë / VV e LDK ua lenë Sejdiut e Hotit në duar bisedimet për marrëveshje kundër PAN’it
Loading...

VV e LDK ua lenë Sejdiut e Hotit në duar bisedimet për marrëveshje kundër PAN’it

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu dhe i nominuari për kryeministër nga radhët e Koalicionit LAA, Avdullah Hoti, do të jenë dy personat që do të takohen bashkë me ekipet e tyre për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe harmonizimit të qëndrimeve në mes dy subjekteve

“Sot, në mëngjes, në sallën e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, deputeti dhe i nominuari për kryeministër i Lëvizjes sonë, Albin Kurti, priti në takim nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes për media.

“Ata diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i. Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen z.Dardan Sejdiu dhe z.Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim”.

Më herët gjatë ditës për takimin e mbajtur ka folur edhe vet Lutfi Haziri.

Ai tha se pos temave të tjera, kanë folur edhe për sulmet që Vetëvendosja i pati ndërrmarrë ndaj Isa Mustafës sa ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës në qeverinë e formuar mes PDK e LDK.

/GazetaExpress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …