Ballina / Lajme / Kosovë / Walker: Z. Thaçi pranoje këtë lule nga unë që ti përkujtosh viktimat e luftës
Loading...

Walker: Z. Thaçi pranoje këtë lule nga unë që ti përkujtosh viktimat e luftës

Në akademinë përkujtimore në 19 vjetorit të masakres së Reçakut, i ftuar special ishte ambasadori  i OSB-së në Kosovë z. William Walker. Ai falenderoj të gjithë ata të cilët e ftuan edhe në këtë përvjetor, që të jet së bashku me familjarët e atyre që dhan jeten për Kosovë.

Ai tregoi se që nga lufta në Kosovë e vitit 1999 ka bërë shumë miq shqiptar, me të cilët ndan rrëfime të ndryshme.

Z. Walker me këtë rast kishte marur  dhuratë në lule  nga një vajzë e vogë, të cilen e falenderon publikisht. Por z. Walker këtë lule tha se do të ja jep presidentit Thaçi, ta mbaj në zyren e tij t`i përkujtoj viktimat e luftës.

Ndërsa nuk u la pa u përmendur edhe Gjykata Speciale nga ana e kryeparlamentarit z. Kadri Veseli, i cili tha se:  Nuk ka barazi në mes të viktimave dhe kryersëve të tyre, nuk ka barazi në mes një ushtrie barbare dhe ushtrisë çlirimtare. Ku para nesh kemi një sfidë të madhe dhe të pashmangshme, por të tejkalueshme.

Sfida e “Gjykatës Speciale” është një betejë që Kosova duhet ta fitoj sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anen tonë. Kjo betejë duhet të na bashkoj dhe jo të na ndaj si popull, tha ndër të tjera z. Veseli.

Në këtë akademi përkujtimore moren pjesë edhe krerët e shtetit dhe krerët politik.

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...