Ballina / Sport / Xhaka asiston në rikthimin e madh të Arsenalit
Loading...

Xhaka asiston në rikthimin e madh të Arsenalit

 

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka asistuar dy herë në fitoren të cilën Arsenali e siguroi në çastet e fundit të takimit kundër Leicester Cityt.

Ndeshjen hapëse të Premier Ligës për sezonin e ri Arsenali e hapi me gol që në minutën e dytë kur me gol debutoi sulmuesi Alexandre Laccazzette.

Pak minuta më vonë shifrat në 1 me 1 i shndërroi Shinji Okazaki.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, ish-kampioni anglez Leicesteri arriti shifrat në 2 me 1 me golin e realizuar nga Jamie Vardy.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2 me 2 kur për Arsenalin shënoi Danny Welbeck.

“Dhelprat” rikthyen rezultatin në 3 me 2 kur shënoi Vardy pas një harkimi nga këndi.

Për rikthimin e madh të Arsenalit u përkujdes Xhaka me dy asistime.

Fillimisht asistoi për golin e Aaron Ramseyt ndërsa i ndihmoi Olivier Giroudit që të shënoj golin e fitores. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-3./KOHAnet/

Shikoni gjithashtu

Supertalenti nga Bishtazhini, Toni Domgjoni përkrah rininë e vendlindjes

Toni Domgjoni nga Bishtazhini (Gjakovë) është një ndër talentët më mirë në Zvicër dhe është …