Ballina / Lajme / Kosovë / Yagcılar: Përfaqësimi në institucione i Grupit Parlamentar 6+ të jetë konform Kushtetutës
Loading...

Yagcılar: Përfaqësimi në institucione i Grupit Parlamentar 6+ të jetë konform Kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP), Mahir Yagcılar, ka theksuar se ata si Grup Parlamentar 6+, i pakicave joserbe, nuk kanë hyrë në pazare për dikasteret qeveritare.

Ai ka thënë për Telegrafin se si grup do të kërkojnë që përfaqësimi i tyre në institucione të jetë konform asaj që parasheh Kushtetuta e Kosovës.

“Ne jemi që të respektohet Kushtetuta. Nuk mund të them për numrin e ministrive, mirëpo besoj se do të arrijmë marrëveshje dhe se nuk do të ketë ndonjë problem, pasi që ne deri më tani kemi luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv në institucionet e Kosovës”, ka thekuar Yagcılar. /Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...