Ballina / Lajme / Kosovë / Zafir Berisha konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit
Loading...

Zafir Berisha konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Zafir Berisha është nominuar kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga partia e tij Nisma për Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Berisha ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se “nuk o zbulim me ditë pse nuk po vazhdon seanca konstituive”.

“S’i kemi numrat”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, që është pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).

Megjithatë, ai është shprehur i bindur se PAN do ta bëjë Qeverinë e Kosovës, me më shumë se 61 vota.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...