Ballina / Lajme / Bota / Zbardhen fakte të reja të pedofilit më të tmerrshëm Viktor Lishavsky
Loading...

Zbardhen fakte të reja të pedofilit më të tmerrshëm Viktor Lishavsky

Dayli Mile ka publikuar fakte të reja ndaj pedofilit  Viktor Lishavsky nga Rusia, i njohur me nofken ” Monstra” i cili është arrestuar gjatë qershorit të 2017.

Lishavsky  kishte kujdestari ndaj vajzafe pa prindër, ku kishte abuzuar seksualisht me vajza nën moshen 12 vjeç.  Më parë Lishavsky kishte qenë kreu i një kishe ungjillore në Amursk në Lindjen e Largët të Rusisë.

Ai është akuzuar për 248 përdhunime si edhe 358 veprime seksuale të dhunshme kundër vajzave të moshës 13 ose më të vogla. Rasi është zbuluar nga një vajzë e mitur e cila e kishte paraqitur në polici.

Ndërsa që nga qershori në stacionin policor të Rusisë janë paraqitur edhe 11 vajza të tjera të cilat ishin dhunuar seksualisht në mënyrë brutale dhe ishin kërcenuar nga Viktor Lishavsky, se nëse tregojnë do të vriteshin.

Lishavsky akuzohet për 122 krime të një natyre seksuale me përdorimin e dhunës dhe 151 akuza për marrëdhënie seksuale të moshave 14 -17 duke përfituar nga gjendja e tyre e pafiqishme, pasi nuk kishin familje dhe ishin nën mbrojtjen e tij.

Ndërsa numëri i të dhunuarave të vajzave të mitura ka shkuar 919, ku të gjitha janë në gjendje të rëndë psiqike.

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zhduket studentja Adea Shabani familja 25 mijë dollar shpërblim për gjetjen e saj

Është zhdukur pa gjurmë Adea Shabani nga Maqedonia e cila kishte shkuar në Amerikë për …

Loading...